Loading...

pol

Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan njofton se ka marrë një sërë masash organizative  në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes kombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve (Sopoti i Librazhdit) dhe ( Partizani i Tiranës),  e cila do të  zhvillohet   sot   më  datë   19.05.2016,  në  orën  16:00,  në  Stadiumin  Elbasan  Arena.

Policia Elbasan njofton se:

Në   orën  15:00,  nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit,  deri  në  përfundim  të  ndeshjes.

Bëjmë  me  dije  se  hyrja  e  sportëdashësve   do  të  fillojë  në  orën  14:30,  me  qëllim  për  të  shmangur  rradhët  e  gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   200  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan dhe nga FNSH-ja

Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me   biletë  dhe  me   kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   15:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë   19 Maj  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

 

Loading...
Loading...
Loading...