Loading...

Nga Rudolf Deliana Mësues i Merituar

Rudolf Deliana

Nga gjysma e dytë e shekullit 19 Kristoforidhi me veprimtarinë e tij në fushën e gjuhësisë shqiptare dalë nga dalë arriti t’i bëjëgjuhës sonë, një përpunim me vlera, prandaj më vonë u cilësua si Lëvrues i Gjuhës Shqipe.Veprën gjuhësore të tij e ndoqën mjaft bij të Elbasanit duke u nisur nga bashkëkohësit e tij si Shuteriqi, Xhuvani etj.e deri te të sotmit. Pra, Elbasani e bëri “pronë” të tijën linguistikën shqiptare.

Falë këtyre e shumë të tjerëve jo elbasanas,që të gjithëgjuhëtarë me shumë vlera, gjuha jonë gjatë shekullit 20 eci mjaft përpara, sidomos mbas shpalljes së Pavarësisë. Duke nisur nga shekulli 19 e këtej në gjuhën tonë u futën mjaft fjalë të huaja sidomos nga turqishtja e greqishtja. Mbas Pavarësisë Atdheu ynëiri , i ktheu sytë nga Perëndimi dhe si rrjedhojë e natyrshme në shqipe u futën edhe mjaft fjalë të huaja kryesisht nga frëngjishtja dhe italishtja. Sot të gjithë ankohemi se midis atyre fjalëve ka shumë që janë të panevojshme, madje edhe parazitare.Të gjithë e ngrejnë zërin që ato të hiqen, por konkretisht nuk është bërë asgjë. Institucionet gjuhësore dhe shtetërore që duhej të kishin lëvizur, për fat të keq heshtën. Kjo situatë po bën që ato të rrënjosjen thellë e më thellë dhe kështu dëmi i tyrepo  vjen duke u rënduar.

Këtij rreziku i doli në mbrojtje një bir elbasani me prirje gjuhësore.Ai nuk është gjuhëtar.Jo, ai ka studiuar për matematikë dhe gjithë jetën punoi si mësues i kësaj lënde në shkolla të ndryshme të Elbasanit. Doli nëpension  dhe kuptoi se kishte ardhur koha për ta cuar familjen e vet përpara. E njihte veten që kishte një vullnet të fortë për të kryer detyrat prindërore ndaj fëmijëve, prandaj bashkë me ta shkon në Itali ku vendoset si emigrant dhe nis punën për të nxjerrë bukën e gojës. Bën cdo punë qëidel përpara. Punon me zdruk e sharrë, me lopatë e sqepar, hap gropa me kazëm dhe shkul trungje me qysqi, ndihmon pleq e plaka me dashuri e dhimbsuri.Ka raste që mbetet edhe pa punë si cdo emigrant shqiptar, por nuk dekurajohet, nuk zbrapset.Përkundrazi, vazhdon punën sipas rastit.

Ndërsa derdhte djersë në këtë mënyrë, mendja i shkonte edhe te gjuha amtare e te fjalët parazitare të saj. Vriste mendjen të gjente se cfarë mund të bënte.Zemra e shtynte t’i dilte në mbrojtje fjalës shqipe.Mendja i thoshte se mundësinë për ta kryer këtë luftë e kishte. Vullneti i tij e shtynte që luftën ta niste sa më parë epamë të voglën mëdyshje. I brumosur me atdhetarizmin gjuhësor elbasanas dhe me dëshirën për tëpërparuar ne jetë,te trasheguar nga te paret e tij tepelenas,nisi punen.Në fillim përgatit “armët”.Mbledh mjaft fjalorë të gjuhëve të huaja nga e cila kanë prejardhje “viruset” gjuhësore.Mbledh edhe fjalorë dygjuhësorë që lidhin gjuhën tonë me të tyren.Nga ana tjetër grumbullon, gazeta, revista, libra, e botime të ndryshme shqipe për t’i gjetur ato viruse. Duke u hedhur një sy regjistron fjalët e huaja që has. Për secilën përcakton prejardhjen e saj gjuhësore dhe përcakton karakteristikat e saj.Në këtë punë të vështirë gjuhësorei jep një ndihmë me shumë vlera bashkëshortja, e cila njeh mirë gjuhën angleze, sepse gjithë jetën e saj ka punuar si mësuese e kësaj lënde në shkollat e mesme të Elbasanit. Duke punuar kështu pa u lodhur për javë, ditë, muaj dhe vite arrin që të grumbullojë mbi 6000 fjalë parazitare dhe të gjejë edhe fjalën përkatëse shqipe për secilën prej tyre. Në shumë raste gjen edhe sinomime të saj, sikurse gjen edhe shprehje në të cilat mund të futen ato, që të gjitha të mirëgoditura që përputhen me natyren e gjuhës sonë.

Mbasi i regjistron si njëleksikograf  i vërtetë nis vajtje-ardhjet Itali – Shqipëri dhe anasjelltas, për të gjetur specialistët gjuhësorë të nevojshëm, të cilët duhen të bënin përpunimin e fundit e të nevojshëm  leksikor të materialit. Këtu idel në “ndihmë” përsëri Elbasani gjuhëdashës. Materiali përpunohet prej gjuhëtarëve të saj të fushës dhe cohet për botim. Kështu më 2014 del në dritë fjalori që për autor ka Z.Shkëlqim Llanaj.Për recensent ka Prof.Dr.Valter Memisha.Per redaktor ka Dr.Albert Riska.Vepra është botuar nga Shtëpia Botuese Botart.Titulli i veprës është:

FJALOR

KËSHILLIMORPËR PASTËRTINË E GJUHËS SHQIPE.

Fjalori ka disa vecori që nuk i ka asnjë fjalor tjetër.Ai është kryesisht këshillimor, por nëpërmasa të vogla është edhe shpiegues sinonimik, dygjuhësor dhe shumëi pasur me neologjizma.Mjaf prej tyre janë të vetë autorit, cka dëshmon se ai mbart mjaft vlera në fushën e fjalëformimit.

Botimi  i këtij fjalori tregon se matematika i doli në ndihmë simotres së saj,gjuhës shqipe.Kjo e fundit nuk qe në gjendje të mbronte veten e vet.Le të urojmë qe fjalori të zgjojë linguistet shqiptarë e sipas shembullit të Z. Sh.Llanajt të bëjnë shumë në drejtim të mbrojtjes e të perparimit të gjuhës së të parëve tanë.Dalja në dritë e tij duhet t’i mobilizojë institutet tona gjuhësore e shtetërore që fjalorin ta dërgojnë në cdo cerdhe ku shkruhet e lexohet gjuha jonë.Aty të mësojnë se si të ligjerojnë me një shqipe të paster,ashtu sic na e lanë gjysherit tanë.Për të patur një idesa më të qartë për veprën dhe autorin, po vendos më poshtë disa prej vlerësimeve të dy gjuhëtarëve që përgatitën lëndën për botim, të nxjerra nga shkrimet e tyre që ndodhen në faqet e librit.

Sipas Z. Memisha :

“Shkëlqim Llanaj, hatuesi nuk është një leksikograf i vërtetë, por një dashamirës e dashurues i fjalës shqipe…… Z. Llanaj është njeriu vullnetmbarë, fjalëmenduar e atdhetar dhe vazhdon procesi hartues duke u ngritur mbi pengesat e vështirësitë që së shumti ishin gjuhësore e vecanërisht të fushës së leksikografisë.”

“Fjalori është vepër e nevojshme se tregon se cilat janë fjalë të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe si huazime dhe ……. cilat shqipja i ka bërë pronë të saj. Fjalori na bën thirrje që mos ta prishim gjuhën shqipe që na e ruajti shqiptarizmi në shekuj.”

Ndërsa Z. Riskaj vlerat e autorit i sheh edhe në përmasat e punës së bërë. Për këtë ai shprehet:

“Vepra që këmi në dorëështë vetëm një pjesë e korpusit leksikor që dashamirësi i gjuhës shqipe, Shkëlqim Llanaj, ka grumbulluar në një përiudhë të gjatë kohe (prej më shumë se shtatë vjetësh)……….. korpusi leksikor që Shkëlqimi zotëron në dorëshkrimet e veta përbën një pasuri të vyer dhe është rezultat i një pune kërkimore titanike. Ai është përmbledhur nga kërkuesi skrupuloz në një vëllim (dorëshkrim prej 600 faqesh).Ai i ka dhënë korpusit të tij leksikor trajtën e një fjalori krejt origjinal.”

Nga ana ime desha ta siguroj kolegun dhe mikun tim Shkëlqim se fjalori i tij do të bëjë që:

“Gjuha jonë sa e mirë/sa e bukur, sa e dlirë” (N.Frashëri),

të vazhdojë të jetë e tillë dhe të tingëllojë gjithmonë:

“porsi kanga e zogut t’verës/ që vallzon n’blerim të prillit” (Fishta),

dhe të gjymojë:

“porsi gjama e rrfes shgjetare/porsi ushtima e nji termeti” (Fishta),

sepse:

“ashtu asht gjuha jonë shqiptare” (Fishta).

Këtë shkrim do të doja ta mbyllja duke përshkruar gëzimin e madh që do të kishte ndjerë familja kur të merrte vesh se vepra ishte futur për botim.Për fat të keq këtë s’e bëj dot sepse daljes në dritë të veprës i parapriu një tragjedi e rëndë.Në vend tesihariqit,në familje arriti gjëma!Një aksident i rëndë automobilistikshkuli nga shpirti dhe zemra e nënës,babait,dy motrave dhe vëllait,birin e vogël te familjes,Lurandin!Gezimi u kthye në vaj,gazi në lot!Një e keqe e madhe për të cilin shqiptari zemërmirë thotë:”Mos i ndodhtë as hasmit!”Cili nuk qau?Cili nuk u përlot?Cili nuk ofshani?Që të gjithë,sepse vdekja është e keqja më e madhe e kësaj bote!Le të lutemi të gjithëqë shpirti i Lurandit,” ….. i cili e donte aq shumë jetën, punën, familjen, gjuhën shqipe dhe Shqipërinë” – sic e përcakton Babai zemërplasur në kushtimin e vendosur nëliber –nga qielli ku ndodhet, të rrezatojë mbi familje, qetësi shpirtërore,paqe, gëzime në jetëdhe shëndet për tëgjithë ata të tijët që la këtu në Tokë,shpesh e padrejtë ndaj bijve të saj!

 

RUDOLF DELIANA

Mësues Matematike

 

 

Loading...
Loading...
Loading...