Loading...

Leonardo DiCaprio është një prej aktorëve më të njohur në të gjithë botën e sigurisht që është edhe një prej meshkujve më tërheqës.

Aktori është duke kaluar pushime romantike me të dashurën e tij, Camila Morrone.

DiCaprio është 44 vjeç dhe nuk është në top formë si dikur.

Ai e ka humbur shkëlqimin e tij dhe fiziku i tij nuk është më si dikur.

Së bashku me të dashurën e tij, ai i nisi pushimet e tyre në Positano duke vazhduar në Porto Cervo e Sardinia, ndërsa më pas kanë qëndruar në një jaht luksoz.

DiCaprio është fotografuar së bashku me të dashurën e tij, por vëmendjen nuk e ka marrë kjo e fundit, por fiziku i Leos.

Aktori ka vënë bark dhe me siguri shumë femra janë zhgënjyer nga paraqitja e tij.

Kujtojmë këtu se Leo prej kohësh mban statusin prej një hamshori.

E mesa duket DiCaprio ka hequr dorë nga palestra dhe vrapi dhe ndoshta dhe e ka tepruar me ushqimin.

Loading...
Loading...
Loading...