Loading...

Mbështetësit e PD janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Drejtorisë së Policisë në Elbasan për të kërkuar lirimin 7 personave të cilët u arrestuan nga policia pasi tentuan ditën e djeshme t’i bllokonin rrugën kryeministrit Edi Rama.

Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata janë vërsulur për t’i bllokuar rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Të gjendur në këto kushte ata kanë nisur të hedhin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të kreut të qeverisë.

Mes të arrestuarve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Loading...
Loading...
Loading...