Loading...

Deputetja kosovare Duda Balje i ka habitur të gjithë kur është shfaqur me shami për të dhënë mesazhin e muajit të Ramazanit.

E ftuar në një emision televiziv, ajo tregon edhe arsyet pse e ka bërë një gjest të tillë. Duda Balje tregon se është një besimtare e devotshme. Prandaj mbulesën me shami vendosi ta bëjë për namazin e teravive.

Balje ka treguar gjithashtu se agjëron çdo ditë dhe është një praktikuese e devotshme e besimit të saj. Prej moshës 7-vjeçare thotë ajo, ka agjëruar për herë të parë në muajin e Ramazanit dhe vazhdon çdo vit deri më sot.

Deputetja, bëri me dije se ka një përkushtim të madh për muajin e Ramazanit, ajo tha se agjëron gjatë ditës, fal namazin e teravive e pret syfyrin pastaj fal edhe namazin e sabahut.

loading...
Loading...
Loading...