Loading...

Ndërpritet mësimi në shkollën e Njësisë Administrative Shezë të bashkisë Peqin. Nxënësit refuzojnë të shkojnë të vazhdojnë mësimin në shkollën e fshatit fqinjë ndërkohë që janë hedhur në protestë bashkë me prindërit e tyre.
Për të dytin vit radhazi, shkolla 9-vjecare në fshatin Shezë , pjesë e bashkisë së Peqinit nuk ka hapur dyert për nxënësit e saj. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i godinës nga tërmeti i vitit 2014-të. Por që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë ndërhyrjje, ndërkohë që grupi specialistëve gjatë inspektimi të shkollës ka vendosur mbylljen e saj dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën e fshatit Pekisht për të kryer mësim pasdite.
Por kanë kaluar 2 vite dhe asgjë nuk u bë për shkollën. Ndodhur përballë kësaj situate nxënës dhe prindër të fshatit Shezë dhe disa fshatrave të tjerë që sillnin fëmijët aty janë hedhur në protestë duke bllokuar për 30 minuta rrugën Shezë-Belsh.
Prindërit e revoltuar paralajmërojnë se do ta vijojnë protestën dhe kanë vendosur që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Edhe fëmijët që prej dy ditësh nuk shkojnë më në shkollën e fshatit fqinj kërkojnë shkollën e tyre. Ata madje refuzojnë që të shkojnë me autobus në shkollën e fshatit fqinjë.
Edhe administratori i njesisë administrative Shezë Alban Çullhaj eshte solizariduar me komunitetin dhe protestën e tyre. Pavarësisht se zyra vendore i dërgoi shkresë bashkisë Peqin dhe Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit nuk ka lëvruar asnjë fond.

Në shkollën 9-vjecare në Shezë të Peqinit ndjekin mësim edhe fëmijët e fshatrave Karthnek , Trash, Grykshtë cilët duhet të përshkojnë disa kilometra për të mbërritur në shkollë.

Loading...
Loading...
Loading...