Loading...

Tragjedi për familjen shqiptare dhe sportin në Zvicër por jo vetëm. Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit është gjetur ditën e sotme në një thellësi prej 204 metrash, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin e Comos në Itali.

Ditën e shtunë 24-vjecarja së bashku me një mikeshën e saj kishte marr një varkë me qira. Ajo ishte zhytyr për t’u larë por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë gjetur trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku ishte hedhur për t’u larë. Ai është gjetur nga një robot për shkak të thellësisë.

Florijana Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë ishte pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje. Ajo ka luajtur edhe përballë Shqipërisë dhe emocionet e asaj ndeshje i pati shprehur në një intervistë.

Loading...
Loading...
Loading...