Loading...

Humb jetën në Kanionin e Holtës në Gramsh një vajzë nga Lushnja. Viktima është Tila Sallaku 24 vjeçe, ndërsa kanë shpëtuar vëllai i saj dhe 5 persona të tjerë mes tyre 4 fëmijë.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së djelës. Një grup prej 33 turistësh, shumica e të cilëve nga Puka, kanë ndërmarrë një udhëtim drejt kanioneve të Holtës në Gramsh. Grupit i janë bashkuar edhe persona të tjerë. Në kanion ata janë ndarë një grup në 18 persona dhe një tjetër në 15 persona.
Një pjesë prej tyre kanë depërtuar në brendësi të kanionit, por janë kapur në befasi nga prurjet e rrëmbyera të lumit si pasojë e reshjeve të shiut.
Për ngjarjen janë njoftuar reparti zjarrfikës në Gramsh dhe policia të cilët kanë mbërritur shpejt atje dhe kanë nisur nga operacioni i shpëtimit.
Zjarrfikësit e Gramshit kanë kërkuar në të gjithë gjatësinë e kanionit duke luftuar disa orë me dallgët. 4 fëmijë kanë mundur të shpëtohen më shpejt por për vajzën, vëllain dhe mikun e tyre kërkimet kanë vazhduar. Në foto duket shefi i zjarrfikseve në Gramsh, Ilir Llapushi dhe stafi i tij gjatë operacionit të kërkim shpëtimit duke mbajtur ne krah fëmijët dhe duke i shpëtuar nga rryma e fortë e ujit. .
Në ndihmë kanë shkuar edhe një grup i specializuar i repartit Renea.
Pas shumë përpjekjesh janë shpëtuar edhe ata, por për vajzën nuk ka pasur shenja jete. Ajo është marrë nga rrjedha dhe është gjetur në dalje të kanionit.
Turistët u kapën në befasi nga uji i rrëmbyeshëm që erdhi krejt papritur si pasojë e stuhive të shiut që përfshinë zonën.


Loading...
Loading...
Loading...