Loading...

 

 

Ajo është krahu i djathtë i Fatmir Mediut, pasi mban postin zëvendëskryetares së Partisë Republikane, por Brunilda Laboviti është shumë e njohur edhe si dhe psikologe.

Por mesa duket Brunilda është një fanse e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e konsideron si më të mirin dhe njeriun me largpamësinë më të madhe e me ambicie në çdo kohë.

Një gjë të tillë ajo e ka lënë të kuptohet, pasi gjatë ditës së sotme ka publikuar në profilin personal të saj në rrjetet sociale një fotografi pikërisht përkrah me liderit historikë të së Partisë Demokratike, Sali Berishës.

“Me më të mirin Prof.Dr.Berishën!

Njerëzit me largpamësinë më të madhe, me ambicie në çdo kohë, e kurajoz në çdo rrethanë janë lektorët më të mirë e më të vlefshëm në çdo situatë kur ke mundësinë të bëhesh versioni më i mirë i vetes.

Nuk ka rëndësi se sa i prirur je si lider nëse nuk rrethon veten me njerëzit më të aftë e ata që e njohin rrugën e së ardhmes triumfatore. Nevojitet vetëm guximi për t’i shkuar synimeve deri në fund me qëllimin për t’u bërë më i mirë e duke mësuar nga më i miri!”, shkruan Brunilda në Instagram bashkëngjitur me foton, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin.

Loading...
loading...
Loading...