Loading...

Situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka penguar zgjerimin me 48 skuadra për në Botërorin e vitit 2022, siç u pretendua nga Infantino. FIFA nuk arriti të heqë bllokadën në Katar.

FIFA ka hequr dorë zyrtarisht për zgjerimin nga 32 deri në 48 ekipe në Kupën e Botës 2022. Katar Infantino, e kishte intensifikuar kontaktet diplomatike në Lindjen e Mesme, pasi një raport i fizibilitetit kishte vendosur se “për shkak të situatës gjeopolitike në rajon dhe bllokadës së udhëhequr nga Arabia Saudite”.

Fillimisht, FIFA u përpoq të shtonte në projekt dy vende në zonën që nuk u bashkuan me bllokadën në Katar: Oman dhe Kuvajt. Omani u përjashtua për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate dhe Kuvajti ka të ndaluar me ligj hyrjen në vend tek çdo personi që ka lidhje me Izraelin.

Në këtë mënyrë FIFA është detyruar të tërhiqet nga ideja për të organizuar Botërorin me 48 skuadra dhe ka dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp, duke konfirmuar këtë vendim. “Pas një procesi konsultimi të hollësishëm me përfshirjen e të gjithë grupeve të interesuara, u arrit në konkluzionin se në situatën aktuale propozimi për të zhvilluar aktivitetin me vendet fqinje nuk mund të realizohej tani. Si rrjedhojë Botërori 2022 do të mbetet siç ishte planifikuar në fillim, me 32 skuadra dhe asnjë propozim nuk do të bëhet në Kongresin e FIFA-s me 5 qershor”, shkruhej në njoftimin e FIFA-s.

Loading...
Loading...
Loading...