Loading...

Eljus Thartori, që u plagos afro 10 ditë më parë teksa qendronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, ndodhet për kurim në Turqi. Ish-mësuesi i Fiskulturës në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” i dënuar më parë me 10 vite burg për vrasje, u denoncua se luante në klasë bixhoz me nxënësit dhe i nxiste ata kundër drejtoreshes së shkollës, Magdalena Imeri.

Nëpërmjet një lidhje “skype” me gazetarin Enrik Mehmeti, në “Neës24”, ai akuzon drejtoreshën e shkollës për atentatin, ndërsa shprehet se policia nuk po e zbardh ngjarjen.

“Policia e di shumë mirë se me cfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, me armë ose me snajper këtë e zbulon policia. Nuk jam qëlluar me tritol. Po luftoj me jetën kam përfunduar në Turqi. Pse nuk i gjeti autorët policia, sepse ajo i mbron ata?! Jam qëlluar me snajper në sy të foshnjes. Isha me foshnjen në krahë, 30 sekonda para se të qëllohesha dhe e lëshova.” shprehet ai.

I pyetur për të shkuarën jashtë vendit dhe konfliktet e mundshme, ai thotë:

“Po kam qenë jashtë shtetit, por s’kam qenë asnjëherë në kërkim. Kam qenë 7 muaj, herën e fundit në Angli dhe 7 muaj kam punuar në lavazh. Nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer kisha prej 20 ditësh dhe shkoja në plazh”.

Thartori thotë se dyshimet për ngjarjen i ka te drejtoresha e shkollës ku ai punonte, para se ta hiqnin nga puna.

“Dyshimet e mia ia le në dorë policisë që ti zbardhë. Dyshimet e mia janë tek Magdalena Ymeri dhe Ilir Ymeri që më kanë thënë do hakmerremi ndaj teje. E bëri, dononcimin e rremë në polici, tha do më vrasi fëmijët dhe çështja u pushua. Ata mund të kenë paguar mendoj dhe dyshoj, policia le ta zbardh përse nuk i ka marr në pyetje?!”

“Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit, pyesni çfarë kam bërë për atë shkollë… Nuk kam cuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk u kam marrë një herë lekë në atë shkollë. Unë u gjykova dhe pavarësisht faktit u tërhoqa. Po kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrava atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë une i them vetëm kaq: I lumtë dora!”

Loading...
Loading...
Loading...