Loading...

 

Një shkrim për trafikimin e vajzave shqiptare dhe prostitucionin e tyre në rrugët europiane është botuar në The Independent. Gazetarja Louise Hulland i ka kushtuar një artikull një vajze shqiptare, Natasha, e cila u trafikua nga i dashuri i saj dhe punoi si punonjëse seksi në Belgjikë.

Gazetarja shkruan:

Natasha, pasi përfundoni universitetin, shkoi për t’u takuar me familjen e të dashurit të saj, por e gjeti veten të tradhëtuar nga ai. Ajo u gjend në një bordello në Belgjikë duke u detyruar të bëhej prostitutë. Dy vjet më parë, Natasha ishte 21 vjeçe, dhe ishte në fund të karrierës së saj universitare në Shqipëri. Ajo ishte takuar me një student tjetër, “Pjetri”, për disa muaj dhe ishte e ngazëllyer për t`u njohur me familjen e tij në Belgjikë. Kjo do të ishte hera e parë që vajza do të linte Shqipërinë për të kaluar disa javë në Evropë, në mënyrë që të mund të njihte familjen e partnerit të saj, me synimin për t’u martuar. Por, Natasha nuk dinte që ajo do të kalonte gjithë vitin duke u detyruar për të bërë prostitutën”.

Gazetraja e vazhdon edhe më tej shkrimin duke thënë se ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Numrat janë të frikshëm. Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017, gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne. Gratë dhe vajzat përbënin 71 për qind të viktimave të skllavërisë së seksit.

Më tej gazetarja vazhdon rrëfimin për vajzën shqiptare:

Kur mbërriti në Belgjikë, Pjetri e kishte marrë atë në shtëpinë e një shoku. Ai i kishte thënë se nuk do të kthehej më dhe se ajo do të qëndronte me atë mashkull. Pjetri u largua nga shtëpia dhe kurrë nuk e pa më Natashën. Në mëngjes ajo u çua në një dhomë gjumi me një burrë që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Ai u bë klient i saj i parë. Fillimisht, Natasha ishte në shok, por ajo shumë shpejt pësoi depresion. Muaj më vonë, Natasha zbuloi se ishte shtatzënë. E tmerruar, ajo ishte shumë larg për një ndërprerje të shtatëzanisë dhe tutorët e saj i thanë që ajo do të vazhdonte të punonte. E vetmja gjë që i shkoi në mendje ishte të dilte nga ai vend. Dhe një mbrëmje verore, kur ishte shtatë muaj shtatzënë, ajo u arratis nga bordello. Arriti të bindë një shofer kamioni dhe më pas e gjeti veten në Britaninë e Madhe. Foshnja e saj lindi në mënyrë të sigurt dy muaj pas ikjes së saj.

Gazetarja shkruan se tashmë u bënë 18 muaj që Natasha iku nga bordello dhe ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt. Por, ende nuk është bashkuar me familjarët e saj në Shqipëri pasi ka frikë nga paragjykimi. Përktheu dhe përshtati JOQ.al

Loading...
loading...