Loading...

 

Prestigjiozja italiane “Gazetta dello Sport” ka renditur  favoritët, të cilët shihen si të mundshëm për të triumfuar në Botërorin e Rusisë.

Brazilia kryeson listën e renditur nga media italiane, ndërsa më pas renditet Gjermania e ndjekur nga Spanja. Pavarësisht se Franca konsiderohet si pretendentja kryesore, në listën e medias italiane”gjelat” renditen në vendin katërt.

Kombëtarja e Zvicrës dhe futbollistëve me origjinë nga Kosova renditet e 20-ta nga 32 Kombëtaret, një renditje aspak e mirë në krahasim me atë që jep FIFA.

Loading...
loading...