Mediat: Dalin emrat e kandidatëve të PD për ministra. Ja kush është nga Elbasani

1050

Caktohen emrat që do të zëvëndësojnë postet ministrore dhe drejtorëve që Rama lëshoi në bazë të marrëveshjes me Bashën.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se lista me emrat e ministrave të rinj është gatidhe do të bëhen publik së shpejti.

Emrat do të votohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që do të mblidhet ose të hënën  ose të enjten e ardhshme.

Duket se Basha dhe Rama kanë pasur një dakortësi që ditën e djeshme pasi listat tashmë janë hartuar me emrat përkatës. PD ia ka dorëzuar kryeministrit Rama.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktuale, vijne 6 ministra teknike si dhe 5 drejtorë.

Pritet që shkarkimi i 6 ministrave, zv/kryeministrit e drejtorëve aktualë të bëhet së shpejti.

Emrat e përfolur për emërimet
Sipas informacioneve ende jo zyrtare, ja disa nga kandidatët e mundshëm për emërimet në qeverinë e re, të propozuar nga opozita:

Ministria e Brendshme: Fatmir Hamuli, Ivzi Biçaku

Ministria e Arsimit: Ardjan Marashi, Mark Marku

Ministria e Drejtësisë: Besnik Kastrati

Ministria e Shëndetësisë: Qamil Dika 

Postet qe zevendesohen me poste teknike

Emrat do te votohen ne seance parlamentare
Javën tjetër, të hënën 22 Maj, ose të enjten 25 Maj, parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme ku do të votohet lista me emrat për postet teknike në qeveri.