Loading...

Kombëtarja shqiptare ka gjetur trajnerin e ri. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se Duka ka arritur akordin me Edi Rejan.

Para disa ditësh qarkulloi lajmi se gjithçka ishte mbyllur me Alberto Zakeronin.

Megjithatë, sot, është sajti i njohur“Kiss Kiss Napoli” që raporton se kanë mbetur vetëm detajet për të nënshkruar kontratën e re mes Dukës dhe Edi Rejës.

Të shtunën, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pasur një takim me Rejën në Bolonja dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Bëhet fjalë për një pagë prej 250 mijë eurosh në vit, po aq sa përfitonte edhe Panuçi.

Por, kësaj here kjo shifër do jetë vetëm për trajnerin dhe jo për gjithë stafin. Pritet zyrtarizimi gjatë orëve në vazhdim.

Loading...
Loading...
loading...