Loading...

Mohamed Salah ishte vendimtar në finalen e Champions League ndaj Tottenhamit pasi shënoi golin e avantazhit në fitoren 2-0.

Pas ndeshjes, ylli egjiptian u përfshi në një moment të sikletshëm i cili ka nisur të bëjë xhiron e mediave.

Me medaljen e artë në qafë, Salah po jepte një intervistë për një gazetare.

Në një moment, gazetarja i afrohet egjiptianit për t’ia bërë një pyetje, por Salah mendon se ajo po tenton ta puthë dhe tërhiqet mbrapa duke i bërë me shenjë që të ndalojë.

Kujtojmë që Salah është i martuar dhe njëkohësisht praktikant i rregullt i besimit mysliman, ndaj ka menduar se gazetarja do bënte ndonjë veprim të pahijshëm.

Ja momenti:

Loading...
loading...
Loading...