Loading...

Ministrja e MIE, Belinda Balluku njoftoi ditën e djeshme se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhej me pagesë.

Balluku njoftoi nënshkrimin e një kontratë koncesionare për rrugën Tiranë-Durrës, ku synohet që kalimi të bëhet me pagesë. Por mesa duket një prej autostradave më të frekuentuara nga shqiptarët, nuk është e vetmja, së cilës qeveria “i ka vënë syrin”.

Krahas saj do të jepen me koncesion edhe disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër.

Akset që do të bëhen me pagesë:
Tiranë-Durrës
Tiranë-Elbasan
Rruga e Arbrit
Levan-Vlorë
Durrës-Fier
Levan-Tepelenë
Elbasan- Kapshticë
Tiranë-Hani i Hotit
Parashikohet që tarifa për automjetet që do të kalojnë ën këto akse të variojë nga 1 deri në 2.6 euro.

Kjo vlerë do të përllogaritet në bazë të veçorive të ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive të tuneleve.

Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

Loading...
Loading...
Loading...