Loading...

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë notën mesatare për pranimet në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5.

Ndërsa mesatarja që do duhet të kenë të gjithë ata që duan të aplikojnë në degën e mësuesisë është 7,5.

Pedagogu Rexhep Rada i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan shperehet se ky vendim do të sillte mbylljen e universitetit ku ai punon.

“Mezi u mbushën kuotat minimale me mesataren mbi 7, e jo tani me 7.5. Në këtë mënyrë i hiqet e drejta dhe atyre maturantëve me mesatare të lartë, por që nuk do të vazhdojnë dot degën e preferuar pasi nuk do realizohet as kuota minimale”, shprehet ai.

Postimi i plotë i Rexhep Radës

Tani duan të mbyllin dhe Universitetin e Elbasanit

Është vendosur dje mesatarja mbi 7.5 për maturantët që duan të aplikojnë në degën e mësuesisë dhe 6.5 për degët e tjera Bachelor dhe Master.
Mezi u mbushën kuotat minimale me mesataren mbi 7, e jo tani me 7.5. Në këtë mënyrë i hiqet e drejta dhe atyre maturantëve me mesatare të lartë, por që nuk do të vazhdojnë dot degën e preferuar pasi nuk do realizohet as kuota minimale. Dhe kjo ka ndodhur nga rënia e popullsisë, por më tepër ngaqëUniversiteti i Tiranës ka shqyer dyert me kuota të larta.
Shkollat e mesme nuk kanë standard të njëjtë për vendosjen e notave. Ndryshon shteti nga privati dhe qyteti nga fshati. Të mos flasim pastaj për provimet e turpshme të Maturës Shtetërore ku mësues dallaveraxhinj shkojnë me copa letre për t’i dhënë kopje maturantëve.

Nuk mund të penalizohen kështu gjimnazistet, pasi mësimi vjen edhe me moshën, e ne kemi pasur shumë raste që gjimnazistë të dobët kanë studiuar e arritur rezultate të larta në ciklin e lartë.
Po çfarë do të bëjnë studentët që kanë mbaruar një dege mësuesie dhe e kanë mesataren e Bachelorit nën 6.5? Do e hedhin Bachelorin në koshin e plehrave, mundin e vet dhe të familjes?
Dhe degët e jomësuesisë do pësojne krizë.
Po çfarë po kthehet Aleksandër Xhuvani që ka përgatitur mësuesinë e gjithë Shqipërise?
Në nje kolegj profesional 2 vjeçarësh ?!?!??!

Drejt kësaj po shkon tani qëElbasani ynë nuk ka as Normale e as Dar.
Turp !!!

Loading...
Loading...
Loading...