Loading...

Përveç personaliteteve të famshëm në botën e futbollit, edhe vetë motra e Emiliano Sala, Romina, i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur pikëllimin për vdekjen e vëllait të saj.

“Shpirti yt do të shndritë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua, tito”, shkruan Romina në llogarinë e saj në Instagram.

LEXO EDHE:
VIDEO/ Në Spanjë shënohet goli i jashtëzakonshëm nga goditja e këndit
Image

“Piper Malibu”, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, teksa me të po udhëtonte nga Nanta për në Kardif sulmuesi argjentinas dhe piloti David Ibbotson.

Nga kërkimet u gjet dhe u nxorr një nga trupat, i cili është konfirmuar se është i Emiliano Sala.

Pas këtij lajmi, në rrjetet sociale janë publikuar mesazhe të shumta pikëllimi dhe ngushëllimi.

Loading...
Loading...
loading...