Loading...

Mbrëmjen e djeshme, në ceremoninë “The Best” të organizuar nga FIFA dhe të mbajtur në Milano, Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.

Ylli argjentinas, ka lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk. Pas ceremonisë ku u shpallën fituesit e kategorive të ndryshme, janë zbuluar edhe votat e vetë protagonistëve.

Përsa i përket futbollistit më të mirë të vitit, Messi ka përfshirë Ronaldon në listën e ngushtë me 3 lojtarë, ndërsa portugezi e ka lënë jashtë rivalin e tij të përjetshëm duke zgjedhur De Ligt, De Jong dhe Mbappe.

Votat e Messit:

1 – Sadio Mane
2 – CR7
3 – Frenkie de Jong

Votat e Ronaldos:

1 – Matthijs de Ligt
2 – Frenkie De Jong
3 – Kylian Mbappe

Loading...
Loading...
Loading...