Loading...

 

Artisti nga Gramshi, Met Doku, fiton Çmimin e Parë në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve.

Ky festival u mbajt në qytetin e Korçës dhe krahas grupeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit, merrte pjesë edhe Ansambli i Pallatit të Kulturës Gramsh.

Mbrëmë ishte edhe ndarja e çmimeve. Pa asnjë hezitim, juria i dha Çmimin e Parë të Interpretuesve të Rinj Met Dokut me motivacionin “Interpretuesi i ri më i mirë dhe për interpretim të lartë në saze”.

Ansambli i Gramshit zotëron një traditë të pasur të folkut të zonës. Ai është prezantuar në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është nderuar me çmime.

Për fat të mirë tradita vazhdon. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...