Loading...

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në konferencën e sotme të jashtëzakonshme se pasi ofroi dorëheqjen e tij në funksion të zgjidhjes së krizës në vend, ka bërë përpjekjet maksimale që palët të dakordësohen.

Madje presidenti Meta, zbuloi se para pak ditësh ka pasur një drekë sekrete me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im”, tha Meta.

Presidenti Meta tregoi se si e kanë marrë vesh lajmin për anulimin e zgjedhjeve Monika Kryemadhi e kryedemokrati, Lulzim Basha.

Pyetje: Në ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për takime me Bashën dhe Berishën, a kanë ndikuar?

Ilir Meta: Po e shtoj edhe Monikën. Absolutisht! Dëgjova dikë që tha se e kam bërë për t’i shërbyer opozitë. Ndërkohë ai drejton një parti të sapokrijaur. Basha e ka marrë vesh vendimin në orën 7:10 në momentin e fillimit të mitingut. Përmes një telefonte të regjistruar. Basha nuk e di por është edhe e regjistruar. I kërkova të ndërpritet mitingu nëse ka akte dhune. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e kryeministrit. Përkundrazi opozita ka çështje mjaft të drejta. Edhe opozita ka tekat e saj në kuptimin e kusheve të caktuara. Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, apo për të toleruar.

Loading...
Loading...
Loading...