Loading...

Pak kohë më parë, mediat lokale greke kanë publikuar disa pamje të pazakonta të shqiptarëve në burgun e Koridhalosit. Videoja është transmetuar live në rrjetin social Facebook dhe komentet nga familjarë apo miq të tyre nuk kanë munguar.

Pamjet e shqiptarëve të hareshëm, edhe pse brenda, kanë bërë xhiron e rrjetit dhe grekët kanë shpërthyer në akuza ndaj institucioneve. Në këtë video ka qenë protagonist 31-vjeçari shqiptar Fabio Dushku dhe disa miq të tij, brenda në qeli në burgun e Koridhalosit.

Ai ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke kundërshtuar deklaratën e shqiptarit Klodian Lekocaj, i dënuar për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropoulos, i cili njihet gjerësisht në media si koka e bandave në Greqi.

Pas komunikimeve me televizionet në Shqipëri, ku Lekocaj tregoi torturat që po heq në burgun e Greqisë, ai tha se gardianët grekë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në qelinë e tij. Arsyeja e këtij kontrolli ka qenë e thjeshtë, gjetja e telefonit celular që bëri të mundur lidhjen e tij me televizionet në Shqipëri duke denoncuar dhunën. Ky kontroll vjen në një kohë kur celularët kalojnë lehtësisht në qelitë e tjera.

Dushku është shprehur se Lekocaj ruhet me masa të rrepta sigurie dhe askush nuk e keqtrajton dhe thekson se këtë e bën thjesht për vëmendje.

Ai është shprehur për JOQ Albania:

Klodiani po na bën rezil, nuk po e keqtrajton njeri. Do të fitojë vëmendje. 14 vite në burg e ruan shteti grek. Janë me karakter të burgosurit shqiptarë. Na lejojnë të mbajmë flamurin. Ju bëj thirrje mediave se atë po e ndihmojnë. Ruhet me masa të rrepta sigurie.”
Në mediat greke ai ka deklaruar:

Për mua ai është zero, i bëj thirrje të mos bëjë armiq të tjerë sepse kjo klimë na ndikon të gjithëve.”
Burimi: Reader.gr

Loading...
loading...
Loading...