Loading...

domate

Kjo foto është duke thyer rrjetin. Një milioner shqiptar e ka postuar atë për të dëshmuar se edhe pse është i pasur asgjë nuk e kënaq më shumë se sa kur ha bukë me gjizë djathë domate apo kastraveca ashtu si vite më parë.

Foto është hedhur nga  JOQ, ka tërhequr mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Cilat janë detajet e kësaj fotoje?

Thuhet se personi që po konsumon këto ushqime është i pasur, për shkak të portofolit, orëve, celularit dhe çelësave të makinës.

Komentet janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga përcaktimi se a mund të quhet i pasur personi në foto.

Komenti që ka tërhequr më shumë pëlqime është një ironi e faktit se portofoli i tij, por sidomos cigaret Slims, tregojnë se ai nuk është aq i pasur.

Të tjerë thonë se ai i ka nxjerrë paratë dhe çelësat e makinës për të ‘gjuajtur’ femrat.

Një komentuese thotë se nuk po kuptohet qëllimi i statusit.

“Në fund të fundit, sado para të kesh, e ndjen mirë veten si ata që nuk kanë para e bëjnë jetë luksi”.

Dikush shkruan: “Sado të pasur të jemi, fakti është se ato që kemi përjetuar si fëmijë të vegjël kur nuk kishim asgjë, nuk i harrojmë dhe na shijojnë pa masë”.

Një komentues thekson: “Edhe të pasurit kështu ushqimesh hanë, se edhe ata njerëz janë, edhe pse kanë lekë”.

“Pasuria më e madhe është thjeshtësia e respekti i të tjerëve,” shkruan dikush.

Loading...
Loading...
Loading...