Loading...

Oni Hysenbelliu, një prej meshkujve më të pasur në Shqipëri dhe mjaft i lakmuar nga femrat, me sa duket i është rikthyer dashurisë së vjetër.

Ai ka qenë në një lidhje me këngëtaren simpatike Znxhelina Hadërgjonaj për disa vite dhe pak kohë më parë çifti i dha fund lidhjes së tyre dhe pranuan se ende vazhdojnë të qëndrojnë miq.

Detaji që mendohet se ata janë rikthyer bashkë, është sepse këngëtarja ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së mbesës së Hysenbelliut së bashku me të motrën Agnesën.

Kjo e fundit ka postuar një video ku duket Anxhelina duke u argëtuar me mbesën e vogël të Hysenbelliut.

Nuk është konfirmuar ende lidhja e tyre, teksa priten detaje të reja nga lajmi më i bujshëm i showbizit.


Loading...
Loading...
Loading...