Loading...

haxhinasto 1

Kritikat për sinjalistikën rrugore, Haxhinasto kap vetë furçën me bojë

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto kap vetë furçën për të kontribuar për sinjalistikën rrugore. Ai ka lyer me bojë të bardhë një pjesë të murit në anë të rrugës Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Xibrakë.

Më në fund ministri ka pranuar; Për sinjalistikën janë shpenzuar vetëm 30 milionë. Nevojiten edhe 300 milionë të tjera.

“Nga raportet rezulton se është 1 me 10, raporti midis investimit në rrugë dhe atij në sinjalistikë. Shqipëria ka nevojë për rreth 300 milion dollarë investime në sinjalistikë. Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë në vitet e fundit në rrugët e vendit, janë investuar 3 miliard dollarë, i bie që 300 milion dollarë të investoheshin në sinjalistikë. Por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Vetëm në këto 2 vite si rezultat i përcaktimit të sigurisë rrugore si prioritet, janë investuar 30 milionë dollarë”.

Ai ka falenderuar stafin pedagogjik të shkollës “Vasil Kamami” dhe nxënësit që këtë ukend ishin me ministrin për të lyer me bojë të bardhë pjesët anësore të rrugëve që të mund të kontribuojnë sa më shumë shoferët që të shmangin aksidentet.

Në një farë mënyre ai e kupton se arka e shtetit është bosh. Ndaj ka kapur vetë furçën dhe ka bërë thirrje për solidaritet. “Shqipëria ka nevojë për më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet”, ka përfunduar Haxhinasto. Infoelbasani.al

haxhinasto3

Loading...
Loading...
Loading...