Loading...
Loading...

 

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini dhe e dashura e tij Elisa Isoardi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga ish modelja italiane Isoarsi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka postuar një foto me Salvinin ku shfaqen gjysmë të zhveshur .

“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që me ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma”, citon poetin italian Gio Evan. “Me respekt për dashurinë e madhe dhe të vërtetë që kemi pasur. Faleminderit Matteo”, shkruan Elisa poshtë fotos.

Lajmi u publiku gjatë kohës që Salvini po udhëtonte në Gana për të diskutuar mbi migracionin për të parandaluar afrikanët perëndimorë nga përpjekjet për të arritur në Europë nëpërmjet Libisë.

Ky njoftim nuk u prit mirë nga italianët dhe reagimet e tyre ishin shumë të ashpra.

Loading...