Loading...

Klima e biznesit, informaliteti dhe shqetësimet e investitorëve të huaj ishin pjesë e një takimi me Shoqatën e Investitorëve të Huaj dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave. Ministrja Denaj u njoh me perceptimin e anëtarëve të kësaj shoqate mbi klimën e biznesit dhe theksoi se qeveria ka ndërmarrë një sere reformash që u vijnë në ndihmë sipërmarrësve të huaj, ku ndër to ka qenë edhe lufta ndaj informalitetit.
“Ky është dhe objektivi ynë, prandaj gjetëm një dialog të mirë dhe një partneritet të frytshëm mes të dy palëve, në mënyrë që ta çojmë këtë projekt përpara. Është një projekt që Ministria e Financave e ka nisur këtë vit dhe mendohet se në vitet ’20-21 të gjithë pagesat do jenë më mënyrë elektronike. Kjo do ta ulte në një shkallë shumë të ndjeshme pjesën e informalitetit dhe do ta bënte sistemin të punonte në vetëvete dhe pa ndërhyrjen e individëve në administratë, të cilët deri diku duhet të jenë më miqësor me biznesin”.

Loading...
loading...
Loading...