Loading...

Në kuadër të ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Elbasanit po organizohen një sërë aktivitetesh të ndryshme që synojnë që të promovojnë vlerat e këtij qyteti. Për këtë vit ky aktivitet mban moton “Zbulo Historinë Time” .
Për të ndjekur nga afër këto aktivitete ishte edhe ministrja e kulture Elva Margariti si dhe Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS Taulant Balla. Ata shoqëroheshin nga kryebashkiaku Gledian Llatja.
Pranë Muzeut Etnografik janë ekspozuar kostume popullore të zonave të ndryshme të Shqipërisë, punuar me mjeshtëri nga artizanet elbasanase. N
Por trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj, të shtruar në hyrje të Kalasë së Elbasanit. Kulinaria mbetet po ashtu një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve.
Pasi shprehu konsideratat e saj për këtë aktivitet të rëndësishëm, e pyetur në lidhje me projektet e munguara prej vitesh përsa i përket trashgimisë kulturore në Elbasan Margarit tha se do të ketë investime të reja .
Në të njëjten linjë vijoi edhe z.Balla i cili vuri theksin në investimet që do të behën në brendësi të kalasë së Elbasanit .
Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit investimi më i rëndësishëm do të jetë mbi Qëndrën e Artit
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë artizanalët të cilët prezantuan punimet e tyre .

Postimi i Bashkisë Elbasan

Super atmosferë feste me të gjithë elementët e trashëgimisë kulturore elbasanase në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla morën pjesë në aktivitetet e ndryshme të organizuara për promovimin e vlerave kulturore, artizanale dhe të kulinarisë së Elbasanit.

Pranë Muzeut Etnografik u ekspozuan kostume popullore të zonave të ndryshme të Elbasanit, punuar me mjeshtëri nga artizanet elbasanase.
Patjetër që trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj, të shtruar në hyrje të Kalasë së Elbasanit. Kulinaria mbetet po ashtu një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve.

Loading...
Loading...
Loading...