Loading...

Të dielën e fundit, shqiptarët ishin dëshmitarë të një shëmtie të pashoq, të një procesi bajat zgjedhor të partisë socialiste, që synon të marrë me dhunë 61 bashkitë e vendit! “Zgjedhje” të shdekretuara nga Presidenti i Republikës, i cili ka dekretuar datën 13 Tetor për zgjedhjet vendore!! Votime moniste, me një parti në garë! Njësoj sikur të luajë në fushë vetëm një skuadër!
Rezultati dihej! Të gjithë shqiptarët e dinin se kush do të ishin “ fituesit” e këtyre votimeve! Asnjë surprizë! Asnjë betejë e fortë mes kandidatë apo administratorësh bashkish! Asnjë platformë apo projekt për ndryshimin e qyteteve apo bashkive!
Duke ju bërë presione të fëlliqura njerëzve për të dalë në votime, edhe pensionistë të gënjyer se nëse nuk votonin do tju hiqnin pensionin, njerëzve me aftësi të kufizuara do tju hiqnin Kempin, njerëzve që punojnë në shtet, sdo ktheheshin më aty nëse nuk dilnin në votime! Me trysni, presione e kërcënime, i çuan njerëzit me pahir në votime! Vetë i votojnë, vetë i numërojnë, vetë i certifikojnë!! Tani ju dalin me shumë votues se vota! “Zgjedhje” me standartet shumë të larta!
Epo kjo nuk është garë!

Që dikush të vijë në krye të bashkisë së Prrenjasit, duhet ta meritojë atë! Të hyjë në një garë reale, me kundërshtarë realë dhe jo imagjinarë! Ashtu sikurse unë erdha në atë bashki, përmes një konkurrence të fortë dhe reale, jo përmes zgjedhjesh monopartiake!

Zyra e bashkisë nuk është e imja, ajo është e qytetarëve të Prrenjasit, me të cilët unë kam një kontratë sociale qëkurse ata më zgjodhën 4 vjet më parë! Ajo zyrē, do të mbetet e tyre, derisa në krye të saj të vijë ai/ajo që do tē zgjedhin me votë të lirë vetë banorët dhe qytetarët e Prrenjasit dhe jo partia socialiste.

Askush nuk do dhunojë zyrën dhe qytetarët, duke ardhur në krye të saj, pa votë dhe pa zgjedhje të lira e demokratike! Askush! Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë thelbi i demokracisë! Këto që pamë të dielën, ishin modeli më i shëmtuar i tyre!
Shihemi në 13 Tetor bashkë, datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës! Deri atëherë, shumë zhvillime të reja na presin!

Loading...
Loading...
Loading...