Loading...

8

Lluma papastërti, ndotje shumë e rëndë. Këto janë pamjet e datës 12 korrik 2016 në plazhin e Divjakës.  Jemi gati në mesin e sezonit dhe gjendja flet vetë.

Kështu flet me trishtim, kryetari i PD-së Lushnje, Myslim Murrizi, që ka publikuar pamjet e fundit nga njeri prej plazheve që duhej të ishte ndër më të bukurit në vend.

Por, fotot e mëposhtme flasin vetë: “Janë rreth 30 subjekte që kanë marrë leje për ushtrim aktiviteti buzë detit, – shpjegon Murrizi, –  të cilët këtë vit paguajnë dyfish taksa nga vjet, pra nga tetëqindmijë në 1.6 milionë lekë dhe qindra makina që hyjnë në plazh, të cilave në mënyrë arbitrare ju merret 1 mijë lekë taksë hyrje pa vendim Këshilli Bashkiak dhe asnjë investim për ta mbajtur këtë plazh. Pse? Ku venë këto të ardhura?

Vetëm në shesh për 5 vjet janë “investuar” miliarda lekë dhe akoma është në gjendje të mjerueshme,” thotë ai.4

3

7

Loading...
Loading...
Loading...