Loading...

Është larguar që i vogël në Greqi, por mendja e tij ka qenë vendlindja në Shqipëri. Që fëmijë kishte dëshirë dhe pasion muzikën. Dhe nuk hoqi asnjëherë dorë prej saj deri sa tashmë është bërë i famshëm me krijimet e tij.
Mister X është historia e një djali nga Gramshi që po njeh vetëm ngjitje dhe famë.
Dhe duket se këtë verë ka goditur në shenjë me krijimin e tij të titulluar “Anonim”.

Në fakt Mister X, emri i vërtetë i të cilit është Ziku nuk është i panjohur. Atë e kemi parë në emisione televizivë duke prezantuar klipet e tij. Në 2013 ka marrë pjesë në Top Fest në Top Channel me këngën “Dashuri e Paharruar“ të cilën ai e këndoi me një vajzë nga Pogradeci.
Thotë se a ka kaluar jetën në Greqi. Por karrierën e ka nisur në Shqipëri. Shkruan vetë tekstet. Madje që në vitin 2006 e ka shkruar një të tillë. Ndryshe nga reper të tjerë ai përdor një fjalor më të zgjedhur, dhe jo vulgar. “Unë jam një reper që nuk më pëlqejnë fjalët e pista. Dua të bëj tekste të bukura tërheqëse”, thotë Mister X.
Në qendër të Elbasanit ka xhiruar klipin e këngës “Bone veç për mu“ i cili është mirëpritur nga publiku.
Por krijimi i fundit tij “Anonim” është një videoklip super i arrirë me xhirime të realizuara nga i talentuari Arnel Bega. Në këtë klip janë harmonizuar të gjitha, teksti, muzika, filmimet.
Ka vetëm pak ditë që është realizuar dhe po kap audienca të mëdha. Me siguri do jetë një ndër klipet e kësaj vere.

o=

Loading...
loading...
Loading...