Loading...

Dossier

Fatos Salliu PhD

tumat

Nëse merr rrugën në juglindje të qytetit të sotëm të Cërrikut, në fushat e Shtërmenit, do të hasësh në disa kodër varre. Janë tumat ilire të Pazhokut, dokumenti historik i jetës së të parëve tanë në këto troje.

Hetimet arkeologjike dhe hulumtimet shkencore provuan se tumat ilire të Pazhokut i përkasin periudhës së  hershme të bronzit dhe më pas të hekurit në të cilat ky lloj varrimi hasej gjërësisht.

Për studiuesit kanë shërbyer si pikë referimi në histori, pasi deri më tani nuk gjendet objekte më të vjetra se kaq.  Është vërtetuar shkencërisht se vendbanimet ilire të Elbasanit të sotëm i përkasin erës së bronzit të hershëm. Pra 3000 vjet para erës sonë (ose 5000) vjet më parë. Më vonë u  shfaqën vendbanimet ilire në Lleshan, në Gradishtë të Belshit etj.

Inventari i varreve është i përbërë nga qeramika dhe armët. Enët e gjetura janë të modeluara mirë çfarë nënkupton se arti i përpunimit të tyre në atë kohë ruan veçanti krahasuar me format e enëve të popujve të tjerë në Mesdhe.

ilire

Format më karakteristike të enëve janë ato me dy vegja të ngritura mbi buzë dhe forma me një vegjë në formën e tehut të sopatës.

Armët e gjetura në tuma përfaqësohet nga thika, shpata, heshtat e bronzit, kamat etj. Llojet e armëve gjenden sipas statusit shoqëror që kishin të varrosurit dhe pozicionit ushtarak që ata mbanin.

Por midis gjetjeve spikasin edhe disa objekte karakteristike të Kretës dhe Mikenës ku duket se Ilirët e Pazhokut kishin marrëdhënie tregtare. Të imagjinosh që ilirët e shekullit të XVI para erës sonë kishin marrëdhënie me vendet e Egjeut.

Kanë rëndësi të jashtëzakonshme historike. Së pari ato janë dokumente reale arkeologjike që dëshmojnë jetën e lashtë të Ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit. Kanë rëndësi për nga mënyra e ndërtimit dhe ritet që përdoreshin.

Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit nuk janë mirëmbajtur dhe shpesh kanë rënë pre e atyre që kërkojnë antikuare. Tumat Ilire të Pazhokut në Cërrik po shkojnë drejt zhdukjes ndaj nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të shtetit.

ilir

Si u zbuluan

Tumat ilire u zbuluan krejt rastësisht në kohën e diktaturës ndërsa kooperativistët e shtërmenit po punon për të hapur kanale kulluese me bel (qyrek), në Pazhok në  1 m – 1,5 m thellësi.  Ata ndeshën në formacione gurësh. Hulumtimet e mëtejshme provuan ekzitencën e vendbanimit të lashtë ilir të Pazhokut.

U zbuluan varreza tumulare prej 25 tumash, gërmime të cilat janë bërë në vitet 1960 dhe 1973. 7 prej tyre u studiuan imtësisht. Dallohen nga përdorimi i dheut enkas për mjeshtërinë e varrimeve ilire, të cilët e vendosnin mbi një varr qendror, siç ishte dhe në Pazhok.

Tuma e parë ishte më e madhe e varrezës. Ajo ishte e lartë 5 m, me diametër 32 m e që dallohej jo vetëm për arkitekturën e ndërtimit, por edhe skenimin domethënës mbi varrin qendror me gropa nën taban e që rrethohej nga një unazë gurësh.

images

Më domethënëse dhe mjaft interesante ishte fakti se varri përmbante dy skelete dhe një kokë kau të flijuar. Kjo tregon më së miri atë çfarë kanë hulumtuar studiuesit për atë periudhë të parë të marrëdhënieve të njerëzve me veglat e tyre e kafshët për të fituar me anë të bujqësisë mbijetesën njerëzore.

Më tej në zbulim vihet re një unazë më e madhe që kufizonte varret dytësore të tumës. Varret e tjera janë me gropa. Ato janë të rrethuara dhe të mbuluara me gurë, ose gjetkë me arka druri. Riti i varrimit është kryesisht me kufomë të vendosur gërmuq. Tumat janë të një periudhe që shkon nga fillimi i kohës së bronzit deri në fillim të kohës së hekurit. Por ato janë ripërdorur në mesjetën e hershme e atë të vonshme. infoelbasani.al

63312670

Loading...
Loading...
Loading...