Loading...

Shtohen misteret për trajektoren e përshkruar nga jahti luksoz dhe humbja në mënyrë të dyshimtë të kapitenit në ujërat e territorit Shqiptar. Policia kërkoi ndihmën e autoriteteve malazeze për të mësuar itinerarin e përshkruar nga jahti i nisur nga porti i Tivarit.

Nëpërmjet letërporosisë të mbërritur nga shteti fqinj i Malit të Zi thuhet se, personi që rezultoi në drejtim të jahtit “Atik Bey” ishte Sevgin Yavuz, i regjistruar i humbur prej disa ditësh.

Po kështu ai ishte regjistruar i vetëm në bordin e mjetit dhe kishte lundruar në drejtim të ujërave neutrale me destinacion Korfuzin. Jahti nuk u diktua nga radarët e portit të Shëngjinit.

Mjeti lundrues u gjet nga një peshkarexhë rreth 12 milje në ujërat tona detare. Pesë janë autoritetet përgjegjëse për funksionimin e radarëve; Policia Kufitare, Kapiteneria e Porteve, Shërbimi Doganor, Ministria Mbrojtjes, dhe Drejtoria e Kontrollit për Mjedisit, shkruan ABC News.

Mbetet mister që mjeti lundrues nuk u diktua nga autoritetet shqiptare kur ndryshoi trajektoren e përcaktuar më herët në portin e Tivarit në Malin e Zi. Për këtë arsye ka nisur një verifikim edhe Prokuroria e Lezhës për të parë nëse është ndjekur praktika standarde apo ka shkelje të procedurës nga autoritetet e ngarkuara nga ligji.

Ndërkohë pronari i vërtetë i mjetit Nedim Akyuz ka sqaruar pozicionin e tij në këtë histori. Ai ka mbërritur në Shqipëri dhe ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.

Hetimet për humbjen e kapitenit turk janë shtrirë në tre vende, duke ngritur edhe një grup të përbashkët pune. Një nga pistat kryesore që po hetohet është edhe ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës. Pronari turk i jahtit ka deklaruar se mjeti lundrues kushton 20 mln euro.

“Kapiteni do udhëtonte nga Mali i zi për në Korfuz të merrte vëllanë tim. Me thotë në Mal të Zi s’kam naftë dhe i thashë të merrte në Mal të Zi. Telefonata tjetër ka qenë kur ai ishte në Shqipëri. Më ka telefonuar me një numër shqiptar dhe më tha jam 25 milje larg Durrësit deti është shumë i mirë. Më pas s’kam fol me të. Nuk dyshoj që është mbytur pasi ka qenë me shumë përvojë. Mbase ka tentuar vetëvrasjen. Dua jahtin, më kushton shumë ta lë në Shqipëri. Kushton 20 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Loading...
Loading...
Loading...