Loading...

Teste të reja ADN-je të realizuara nga shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi misterin e “Liqenit të Skeletëve.”

Testet e kryera mbi skeletët e shumtë të gjetur në këtë liqen kanë treguar se ky vend është akoma më i mistershëm nga mendohej.

Liqeni, i cili ndodhet shumë lart në Himalaje, ‘strehon’ me qindra skeletë njerëzish. Deri më tani, teoria kryesore ka qenë se këta ndjerëz mund të jenë zhdukur në masë si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore.

Konkretisht, mendohej se mund të ketë rënë ndonjë stuhi me breshër të përmasave jo normale dhe i ka vrarë ata që jetonin aty.

Por testet e bëra së fundmi tregojnë se personat e gjetur nuk i përkasin së njëjtës zonë, disa prej tyre vinin edhe nga Mesdheu.

Studimi tregoi se ata eshtrat ndodheshin në liqen për të paktën 1,000 vite, të ndara në grupe, në kohë të ndryshme.

Biologu evolucionar Éadaoin Harney nga Universiteti i Harvardit tha:

Prania e individëve me prejardhje të lidhura zakonisht me Mesdheun Lindor sugjeron që Liqeni i Roopkund nuk ishte thjesht një vend me interes lokal, por përkundrazi tërhiqte vizitorë nga e gjithë bota.”


Burimi:LAD BIBLE|:JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...