Loading...

Në mediat kanadeze është publikuar historia e një gjuetari me emrin Joe Labelle. Në vitin 1930 ai vizitoi një fshat të vogël që quhej Inuit.

Këtë fshat, ai e kishte vizituar edhe shumë herë të tjera më parë, por herën e fundit që ai shkoi aty e gjeti fshatin plotësisht bosh.

Gjuetari gjeti 7 qen të ngordhur dhe një njeri që kishte vdekur. Joe Labelle kontrolli gjithë territorin e fshatit dhe gjithçka ishte në vend.

Në fshat mungonin vetëm njerëzit, pasi gjithë banorët e fshatit ishin zhdukur. Çdo gjë tjetër ishte aty, veshjet, pushkët madje kishte edhe ushqim të gatuar.

Më pas gjuetari qëndroi në bregun e liqenit të Angikunit dhe kërkonte të zgjidhte misterin e një fshati që u zhduk i tëri.

Ai lajmëroi, policinë kanadeze por misteri i zhdukjes së tij fshati nuk është zgjidhur ende. Ky mister ka munduar me miliona njerëz dhe mesa duket do të vazhdojë të mundojë edhe shumë të tjerë përderisa nuk është zgjidhur.

Loading...
loading...
Loading...