Loading...

Prezantuesja suedeze, Ulrika Jonsson ka rrëfyer për mediat se pse i dha fund martesës 11-vjeçare me ish bashkëshortin e saj.

Jonsson tregoi se kishte kryer marrëdhënie me ish bashkëshortin Brian Monet vetëm një herë në 8 vite.

Prezantuesja e famshme e televizionit njoftoi në prill se ishte duke kryer procedurat e divorcit duke i dhënë fund kështu 11 viteve martesë me Monet.

Fillimisht të gjithë mbetën të habitur me veprimin dhe vetëm së fundmi ajo e tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes.

Ulrika tregon:

Pothuajse dy vjet më parë, pak para 50 vjetorit të lindjes, më kujtohet se mendova se mund ta kisha pranuar që nuk do të bëj kurrë seks më. Arsyeja që mendova për këtë është se nuk kam pasur marrëdhënie seksuale për katër vjet e gjysmë. Dhe koha para kësaj ishte katër vjet më parë. Isha duke jetuar në një martesë pa seks për gati një dekadë.”
Jonsson u martua me ekzekutivin US advertising, Monet në vitin 2008 dhe ata kanë një fëmijë së bashku, një djalë 10-vjeçar me emrin Malcolm.

Martesa e saj e parë me John Turnbull, zgjati pesë vjet deri në vitin 1995 dhe ata kanë një djalë së bashku, Cameron.

Loading...
Loading...
Loading...