Loading...

Edward Lear

1812 – Në Highgate, Angli, lindi Edward Lear – poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Por me librin e tij “Nonsense”, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

1928 – Itali, Benito Mussolini u heq grave të drejtën për të votuar.

1963 – Këngëtari Bob Dylan largohet nga programi “Ed Sullivan Show”, në shenjë proteste. I ri, i panjohur deri atëherë, Dylan e la programin pasi censuruesit nuk pranuan që ai të këndonte këngën që kishte zgjedhur, “Paranoid Blues”, satirë ndaj një shoqate ultra – konservatore të djathtë, e cila prirej të shihte pas çdo ngjarjeje një komplot komunist. Ishte viti 1963, kulmi i luftës së ftohtë. Ed Sullivan Shoë ishte program tepër i njohur televiziv. Rrefuzimi i krijoi këngëtarit të ri emër si artist me integritet pa kompromis.

1965 – Izraeli dhe Gjermania Perëndimore këmbejnë letra zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky veprim u pa si hap i parë drejt pajtimit midis dy kombeve, pas përvojës së hidhur që kishin pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1982 – Çmimi “Pulitzer” jepet për John Updike (1932 – 2009), autor i mbi 50 librave – shkrimtar, poet, kritik arti, kritik letrar. Më 1987, duke komentuar mbi romanin “Kronikë në gur” të shkrimtarit Ismail Kadare, që sapo ishte botuar në anglisht, Udike do të shkruante: “Kadare dhe Gabriel Garcia Marquez; të dy tregojnë rreth qyteteve që lëshojnë vezullime magjepsëse dhe mbizotërohen nga klanizmi. Qyteti prej guri i Kadares duket më pak jashtë botës reale, më pak i panjohur, më pak i paçuditshëm sesa qyteti Makondo i Marquezit, i tëri me ndërtesa të larta me mure pasqyrash…Por si ishte në gjendje Ismail Kadare, nën një regjim famëkeq ksenofobik si ai i EnverHoxhës, të krijonte një art kaq të hollë e të shprehej aq lirshëm?…Kujtimet nostalgjike të fëmijërisë, sigurisht, përbëjnë strehë mbrojtëse për një shkrimtar, i cili krijon nën regjim totalitar. Mënyra të tjera krijuese për një shkrimtar në kushte të tilla janë përkthimet, tregimet për fëmijë dhe romanet fantastiko-historike”.

1991 – Shpallet një ilaç kundër kancerit, që mund të gjendet vetëm në lëvozhgën e një pemë të rrallë në ishujt në veriperëndim të Paqësorit.

1997 – Rusia dhe Çeçenia nënshkruajnë një marrëveshje paqeje pas 400 vitesh konflikti.

2002 – Ish- presidenti amerikan Jimmy Carter mbërrin në Kubë për vizitë pesë-ditore dhe takim me Fidel Kastron, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, brenda ose jashtë zyrës, që viziton ishullin që nga viti 1959 kur Kastro erdhi në pushtet me anë të revolucionit.

Loading...
Loading...
Loading...