Loading...

mustafa-kemal-ataturk-01

19 maj 1643 – Gjiri Masaçusets, Plymouth, Konektikat dhe New Harbor formojnë Koloninë e Bashkuar të New England.

19 maj 1662 – Në Angli hyri në fuqi Akti i Uniformitetit që përcakton formën e lutjeve fetare publike. Respektimi i kësaj forme lutjesh ishte i nevojshëm që një person të mund të mbante një post në qeveri apo kishë. Si rezultat i menjëhershëm, mbi 2000 klerikë refuzuan të bënin betimin dhe u dëbuan nga kisha e Anglisë. Akti i Uniformitetit ishte pjesërisht në fuqi në Britani deri në fund të vitit 2010.

19 maj 1780 – New England mbulohet nga një errësirë thuajse e plotë në mesditë – shkaqet kanë mbetur të panjohura.

19 maj 1795 – Në Arundel, Maryland, SHBA, lindi Johns Hopkins. Që kur ishte 17 vjeç ai hapi një dyqan ushqimesh; mbi këtë sukses u rrit duke u bërë tregtar, biznesmen, sipërmarrës, investitor, milioner dhe filantropist. Në testamentin e tij la fonde për një universitet dhe një spital, që sot mbajnë emrin e tij, “Johns Hopkins”. Vdiq më 1873.

19 maj 1802 – Napoleon Bonaparti krijon “Urdhrin e Nderit”, dekorata më e lartë në Francë. Motoja e këtij urdhri është “Nder dhe Atdhe”.

19 maj 1919 – Mustafa Kemal Ataturku pushton tokat në Samsun, Anatolia në bregun e Detit të Zi, duke filluar atë që u quajt më vonë Lufta Turke e Pavarësisë. Përvjetori i kësaj ngjarjeje është datë zyrtare e përkujtimit të gjenocidit turk ndaj grekëve.

19 maj 1935 – Autori dhe ushtaraku britanik T. E. Lawrence, i njohur si “Lawrence of Arabia”, vdiq nga plagët në një aksident me motor. Lindur më 16 gusht 1888, në Uells, Lawrence shërbeu në ushtrinë britanike, duke luajtur rol kyç në kryengritjen e madhe arabe kundër perandorisë osmane 1916–1918. Një film i bazuar në jetën e tij u realizua në vitin 1962 – “Lawrence of Arabia” fitoi 7 çmime Oskar.

19 maj 1943 – Berlini shpallet qytet pa asnjë hebre; ata ishin dëbuar, burgosur, internuar apo vrarë nga nazistët.

19 maj 1960 – Parlamenti i Belgjikës kërkon një ditë pushimi në javë për të vetëpunësuarit.

19 maj 1982 – Sofia Loren burgoset në Napoli për shmangie taksash. Aktorja e njohur italiane doli nga burgu i grave me vendim të gjykatës, pasi kreu 17 ditë të dënimit prej 30 ditësh.

19 maj 1995 – Indiano amerikani Balamurali Ambati, 17 vjeç, diplomohet për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë. Në moshën 11 vjeçare, Ambati përfundoi shkollën e mesme dhe u bë bashkë-autor i një libri mbi SIDA-n; 13 vjeç, mbaroi universitetin e Nju-Jorkut dhe pas 4 vjetësh mori diplomën e mjekut okulist. Aktualisht, Ambati është profesor në Universitetin e Utahs.

E. S

Loading...
Loading...
Loading...