Loading...

vdekja_cesarit

47 pes – Julius Caesar viziton Tarsin në rrugën e tij për në Pontus, ku takohet me përkrahës entuziastë, por ku sipas Ciceronit, në këtë kohë Cassius kishte filluar të bënte planet për ta vrarë.

17 – Germanicus kthehet në Romë si hero; ai sapo kishte korrur fitore mbi fiset Cherusci, Chatti dhe fise të tjera gjermane në perëndim të Elbës.

451 – Zhvillohet beteja e Avarayr mes rebelëve armenë dhe forcave të perandorisë Sasanide. Perandoria i mposhti armenët ushtarakisht, por u garantoi atyre lirinë për të praktikuar hapur krishtërimin.

946 – Mbreti Edmund i Anglisë vritet ndërsa sulmohet nga një vjedhës gjatë meshës me rastin e Ditës së Shën Agustinit.

1293 – Një tërmet godet Kamakuran dhe Kanagawan në Japoni, duke vrarë rreth 30 000 banorë.

1637 – Masakër në Luftën Pequot. Një forcë protestante nën kapitenin anglez John Mason sulmon fshatin Mystik të fisit Pequot, Konektikat, duke masakruar rreth 500 indianë autoktonë. Kështu filloi lufta Pequot që e shfarosi këtë fis indian.

1770 – Në More, Peloponez, fillon revolta Orlov kundër Perandorisë Osmane, përpara Luftës greke të Pavarësisë. Rebelimi dështoi plotësisht.

1969 – Anija amerikane “Apollo 10” kthehet në Tokë pas një prove të suksesshme 8-ditore në përgatitje për uljen në Hënë në misionin e ardhshëm.

1981 – Kryeministri i Italisë, Arnaldo Forlani, dhe kabineti i tij i koalicionit japin dorëheqjen pas një skandali mbi anëtarësimin në grupin pseudo-masonik P2 (Propaganda Due).

1986 – Komuniteti Evropian miraton flamurin evropian, simbol i Bashkimit, por edhe i identitetit evropian në kuptim më të gjerë. Flamuri Evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu. Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës. Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të BE-së, edhe pse rrethi është simbol uniteti.

Loading...
Loading...
Loading...