Loading...

zhan-zhak-ruso

1712 – Lindi në Zvicër Zhan Zhak Ruso, i quajtur “Filozofi i Gjenevës”, ishte dijetar dhe shkrimtar. Filozofia e tij politike ndikoi në Revolucionin Francez, si dhe në zhvillimin e mendimit politik, sociologjik, dhe arsimor bashkëkohor. Ruso ishte gjithashtu kompozitor i suksesshëm; autor i 7 operave, si dhe muzikë zhanresh të tjera; ai dha ndihmesë në muzikë edhe si teoricien. Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, Ruso, me idetë e tij, ishte filozofi më popullor mes anëtarëve të Klubit Jakobin. Shkrimet e tij autobiografike – përbëjnë fillimin e zhanrit të autobiografisë siç njihet sot. Ruso u varros si një hero kombëtar në Panteonin në Paris, në vitin 1794, 16 vjet pas vdekjes.

1867 – Itali; lindi Luigi Pirandello, dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Më 1934, Pirandello fiton Çmimin “Nobel” në Letërsi “për rigjallërimin e dramës”. Veprat e Pirandellos përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian. Pirandello cilësohet shpesh si pararendës i Teatrit të Absurd. “Çdo njeri, i cili është ngritur pak mbi nivelin e kafshëve dhe bimëve nuk jeton për hir të jetesës, pa ditur se si të jetojë; por jeton për t’i dhënë jetës kuptimin dhe vlerën e vet….. “

1859 – Zhvillohet parada e parë me qen të racave të ndryshme, në Newcastle-mbi-Tyne, Angli.

1894 – Dita e Punës shpallet festë zyrtare amerikane.

1914 – Franz Ferdinand, Arkidukë i Austrisë dhe gruaja e tij, Sofia, vriten në Sarajevë nga nacionalisti serb boshnjak Gavrilo Princip, duke u bërë shkaku i Luftës së Parë Botërore. Po këtë ditë, më 1919 Traktati i Versajës nënshkruhet në Paris, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, me Gjermaninë si humbësen kryesore.

1921 – Mbreti Aleksandri i Serbisë shpall kushtetutën e re të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e njohur më pas si Kushtetuta e Vidovdanit.

1926 – Krijohet firma Mercedes-Benz kur Gottlieb Daimler dhe Karl Benz bashkojnë dy kompanitë e tyre për prodhimin e automobilave.

1940 – Rumania i dorëzon Besarabinë (Moldavinë) Bashkimit Sovjetik.

1948 – Kominformi qarkullon “Rezolutën për situatën në Partinë Komuniste të Jugosllavisë“; Jugosllavia përjashtohet nga blloku komunist. Kjo ngjarje shkakt

Loading...
Loading...
Loading...