Loading...

Familjarët e Santiago Malkos, 26 vjeçarit që mbeti i vdekur nga atentati në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet kanë mbërritur pranë vendit të krimit. Në vendngjarja ka qenë edhe nëna e tij.

News 24 ka transmetuar live momentin kur nëna e Malkos është afruar në vendin e ngjarjes, ku ndodhet i ndjeri, i cili po transportohet për në morg ku do t’i nënshtrohet procedurave ligjore. “Më vranë djalin”, thotë gruaja, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo jeton në zonën e Babrrusë pranë Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me iniciale D.A. Ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

Loading...
Loading...
Loading...