Loading...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë”, foli për operacionin e vështirë të cilin iu desh ta kryente pak javë më parë kur opozita e bashkuar mbante protestë, gjë kjo që solli edhe mungesën e saj.

Ajo ka rrëfyer se vuante nga kanceri në qafën e mitrës dhe kishte vite që e mbante nën kontroll.

Mjekët i kishin urdhëruar të kryente menjëherë operacion dhe ajo preferoi ta kryente ndërhyrjen jashtë vendit. Kryemadhi tha se preferoi kështu pasi në Shqipëri operacioni kushtonte 20,000 euro ndërsa jashtë vendit vetëm 6500 euro.

Në fund bëri një thirrje për kontroll për të gjitha vajzat në mënyrë që të parandalojnë sëmundjen.

Ajo u shpreh:

Kisha 5 vite që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një proces shumë të vështirë por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamundar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro.”

Loading...
Loading...
Loading...