Loading...

 

Kanë pothuaj moshë të barabartë me rrapat e Byshekut në Elbasan, apo rrapat e Voojvodës si dhe të Bezistanit në qytetin e Elbasanit që gjithashtu janë shpallur monumente të natyrës.

Gjenden në fshatin Hotolisht, komuna me të njëjtin emër në rrethin e Librazhdit, në lartësinë rreth 700 m mbi nivelin e detit, në shpatin e majtë të luginës së Shkumbinit.

Kanë formë e kurorë të rregullt.. Lartësia arrin rreth 25 m, diametri i trungut deri në rret 300 cm, perimetri i trungut deri në 600 cm, ndërsa ai i kurorës është 94 m. Mosha e këtij monumenti është 500 vjeçare. Pranë tij janë mbledhur gjithnjë banorët e fshatit për takime etj, ndaj e kanë ruajtur gjithnjë atë. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, historike e turistike. Vizitohet sipas rrugës këmbësore: qëndra e komunës Hotolisht – fshati Hotolisht.

Kohët e fundit janë të rrezikuar nga një lloj sëmundje që prek dhe than rrapat. Megjithatë ende rezistojnë, por duan kujdes nga institucionet. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...