Loading...

moti

Gjatë orëve të paradites pothuajse i gjithë territori i vendit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave edhe nga zonat veriore duke bërë kështu që moti i kthjellët të jetë prezent në të gjithë territorin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit por në mesditë pritet rënie me 1-2 gradë celsius e temperaturave.

Për sa i përket parametrit të erës, do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të arrijë 1 ballë.

Loading...
Loading...
Loading...