Loading...

Një aksident i rëndë raportohet nga newsbomb.al këtë mesditë në Tiranë.

Konkretisht në zonën 21 Dhjetori, te pallatet e Delijorgjit, një burrë, rreth 60 vjeç me motor, i ka prere rrugën një mjeti tip “Benz GLK” që drejtohej nga një grua.

Për pasojë motoristi, siç duket në video, është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Edhe gruaja drejtuese e mjetit Benz GLK ka humbur ndjenjat.

Disa momente më vonë, ajo është përmendur dhe ka shpërthyer në të qara nga tronditja e madhe.

Policia po normalizon trafikun ndërsa një grup hetimi ka mbërritur në vendngjarje.newsbomb
https://streamable.com/rwpo5

Loading...
Loading...
Loading...