Loading...

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00, ku autobusi i linjës Tiranë-Baldushk përplasi një motor.

Për pasojë Taulant Sallaku 23-vjeç, i cili udhëtonte me motor nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe bashkudhëtuesi i tij Eralb Abdia 24 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome, raporton CNA.

Policia nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar mbi ngjarjen që supozohet se është mbajtur e fshehtë.

Loading...
Loading...
Loading...