Loading...
Loading...

 

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u referuan materialet hetimore  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,  ” Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për  shtetasin: D.K. 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi në fshatin “Papër”, Elbasan.

Ky shtetas  duke drejtuar motoçikletën pa targa  ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin kamion me targë AA 924 IH, me drejtues shtetasin L.Gj., 37 vjeç,  banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit është lënduar lehtë drejtusi i motorit, i  cili pasi ka marrë mjekimin, në spital është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Loading...