Loading...

Duket e pabesueshme që një mrekulli e tillë mozaikësh me gurë janë krijuar nga duart e një 70 vjeçari. Mijëra gurë të mbledhur me çanta luginës së lumit Shkumbin kanë krijuar një shtëpi mozaik në Fushë Mbret të Elbasanit. Dhe duket edhe më e pabesueshme që të gjithë këtë e ka krijuar Enver Berisha, dikur kampion kombëtar në mundje.

Ky është pasioni i dytë i Enverit. Ai mësoi të endë gurët fare rastësisht edhe pse puna është e mundimshme dhe kërkon durim. Enveri nuk e shet punën e tij.

Dikur mundës dhe më pas shofer, jeta e Enverit ka kaluar në disa profesione, ndërsa në moshën thuajde 70 vjeçare ai e ka të pamundur të qëndojë pushim ndërkohë që fëmijëve të tij do tu lerë këtë parajsë të vogël në oborrin e shtëpisë.Elbasaninews

Loading...
loading...
Loading...