Loading...

Anija e kërkimit Hercules ka zbuluar 22 amfora 2500-vjeçare në detin Jon. Kërkimi është kryer nga Instituti Amerikan në bashkëpunim me atë shqiptar.

Amforat mendohet se janë zhdukur si pasojë e mbytjes së një anijeje. Amforat janë vazo me dy veshë, të cilat mendohet se janë përdorur për të mbajtur verë ose vaj.

Vazot janë gjetur 40-60 metra në thellësitë e gadishullit të Karaburunit. Sipas arkeologut, Mateusz Polakowski, amforat janë korintase dhe datojnë ndërmjet shekullit të 7 dhe 5 para lindjes së krishtit.

Do të zhvillohet edhe ekspedita të tjera, por deri më tani ky është zbulimi më i madh akeologjik në detin Jon. Zbulimi mund të konfirmojë fluksin tregtar gjatë shekullit të 7 para krishtit në brigjet shqiptare dhe dhe rolin kyç në tregti të kësaj zone.

Këto lloj amforash mund të gjenden dhe në qytetet antike të Dyrrahut, Durrësi i sotëm dhe Apolonisë së Fierit. Përtej vazove, eksploratorët kanë gjetur edhe gjurmë të ndryshme të anijeve të mbytura gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore.

Loading...
Loading...
Loading...